Qendra Kinematografike ka emëruar komitetin selektues për përzgjedhjen e filmit të Kosovës për edicionin e 96-të të Oscars. Komiteti i emëruar përbëhet nga Veton Nurkollari, Kaltrina Krasniqi, Sevdije Kastrati, Doruntina Basha, Fatmir Spahiu, Kushtrim Hoxha dhe Yllka Brada.
Komiteti selektues do të bëjë përzgjedhjen e filmit që do të dërgohet si propozim i cili mund ta përfaqësojë Kosovën në Akademinë Oscars.
QKK-ja kishte hapur thirrjen në muajin korrik të këtij viti për propozime të filmave në kategorinë ‘film ndërkombëtar/gjuhë e huaj’, i cili mund ta përfaqësojë Kosovën këtë vit.
Një film i Kosovës ishte nominuar për herë të parë për çmimin Oscar. “Shok” në vitin 2016 kishte kthyer sytë e botës nga Kosova.
Ndërsa në vitin e kaluar ishte filmi i regjisores Blerta Basholli, “Zgjoi”, i cili ishte në listën e ngushtë prej 15 filmash, por që nuk arriti të nominohej në kategorinë e filmit më të mirë ndërkombëtar.
Oscar është një prej çmimeve më prestigjioze të kinematografisë në botë.
/TV Malisheva