Modelja e njohur, Emina Cunmulaj, gjithmonë mundohet të qëndrojë afër fansave të saj.

Një gjë e tillë mundësohet nga rrjetet sociale, derisa kjo e fundit publikon shpesh imazhe nga përditshmëria.

Gjatë ditës së djeshme (e diel) Emina ka festuar një ditë të veçantë, së bashku me bashkëshortin Sam Nazarian.

 

Bëhet fjalë për gjashtë vjetorin e martesës së tyre, teksa modelja publikoi imazhe të realizuara gjatë martesës.

“Filloi me vetëm ne të dy dhe sërish do të përfundojmë me ne të dy. Urimë gjashtë vite martesë me plot kujtime të bukura, me shumë mësime për jetë dhe dashuri të pafund”, ka shkruar ajo në përshkrim.

 

Përndryshe Emina dhe Sam ndajnë dy vajza së bashku, ndërsa janë në pritje të edhe një djali. /TV Malisheva

 

 

 

Share.