I ftuar në “Zona Gol”, të dielën në mbrëmje, ishte edhe Emir Sahiti, futbollisti i Sibenikut (i huazuar nga Hajduku u Splitit), i cili realizoi golin e parë në fitoren 1-2 të skuadrës së tij në fushën e Dinamos së Zagrebit.
“Ishte si një ëndërr ai gol, po ashtu edhe fitorja, ishte vërtet diçka shumë e bukur, për më tepër që Sibeniku nuk i kishte marrë asnjëherë pikë Dinamos, jemi në historinë e këtij klubi.”
Goli më i veçantë: “Nuk dua t’i ndaj 2 golat që kam realizuar, ai kundër Hajdukut dhe ky ndaj Dinamos së Zagreb, të dy janë të veçantë për mua.”
E ardhmja: “Për momentin jam në huazim nga Hajduku, në verë do të rikthehem. Nuk besoj se jam gati për një ligë të madhe europiane, por shpresoj të jem i rëndësishëm për Hajdukun.”
Kombëtarja: “Unë kam qenë disa vite pjesë e kombëtareve të moshave. Punoj çdo ditë dhe nëse trajneri e sheh të arsyeshme, jam gati për Kombëtaren Kuqezi.”/TV Malisheva