Emisari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, është duke qëndruar për vizitë në Kosovë, ku do të takohet me presidenten Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti, EULEX-in, KFOR-in dhe përfaqësuesit e komunitetit Kosovë-Serbi.
Kështu u bë e ditur në njoftim për media.
“Manuel Sarrazin, Përfaqësuesi Special i Qeverisë Federale Gjermane për Ballkanin Perëndimor, ndodhet në Kosovë. Ai do të takohet me Presidentin, Kryeministrin, EULEX-in, KFOR-in dhe përfaqësuesit e komunitetit kosovaro-serb”, thuhet në njoftim.
Emisari gjerman tashmë është takuar me komandantin e KFOR-it Angelo Michele Ristuccia.
/TV Malisheva