Askush nuk po kursen asgjë për vëllezërit e motrat shqiptare që u tronditën nga tërmeti i djeshëm.

Kosovarët qysh në orët e para të mëngjesit të djeshëm, po solidarizohen në mënyra të ndryshme me banorët e prekur nga tragjedia.

Kudo në sheshe, rrugë, fshatra e shkolla, të vegjël e të mëdhenj po dhurojnë ndihma, pako ushqimore, veshmbathje e mjete financiare.

E, dhimbje të madhe po ndiejnë edhe ata që luftojnë për kafshatën e gojës.

Një shitës ambulant në Prishtinë, të hollat që mblodhi nga shitja e krembananeve në kryeqytet, i dhuroi për Shqipërinë.

Ai ndaloi te një pikë në sheshin “Nënë Tereza” derisa qytetarët po kontribuonin aq sa kishin mundësi, derisa ky njeri zemërmirë, nxori 5 euro nga xhepi.

Share.