Këngëtarja e njohur nga Shqipëria, Enca Haxhia është duke e përmbyllur vitin 2021 në Francë.
Bukuroshja, e ndjekur nga mbi dy milionë ndjekës në Instagram, ka treguar se momentalisht ndodhet për pushime në Paris.
Ajo ka publikuar disa fotografi të reja në rrjetet sociale, me anë të të cilave ka marrë vëmendje me dekoltenë e hapur.
“Gëzuar për versionin më të mirë të vetes dhe duke e bërë gjithmonë veten të lumtur”, kanë qenë fjalët e 26-vjeçares.
Komplimentet në hapësirën për komente nuk munguan as nga miqtë e ndjekësit, që e përgëzuan për ‘look’-un.
Enca këtë vit ka qenë më e shkëputur nga muzika e po ashtu edhe nga mbrëmjet e koncertet.
Sidoqoftë, Haxhia po vazhdon të jetë shumë e pëlqyer dhe një personazh i suksesshëm në showbizin shqiptar. /TV Malisheva