Tashmë Dubai është bërë zyrtarisht vendi i preferuar i yjeve të estradës shqipatare, për të bërë pushime.
Nuk ka ditë që nuk shohim fotografi në rrjete sociale të artistëve shqiptarë në plazhet e Dubait.
Këtë herë është Enca Haxhija, ajo që ka ndarë me ndjekësit e saj të shumtë imazhe nga atje, dhe me një fjalë duket “përvëluese”.
Nuk dihet se me kë po i kalon Enca këto pushime, por fansat janë bërë vërtetë kuriozë se kush po e shoqëron këngëtaren.
Gjithashtu kujtojmë se projekti i fundit muzikor i këngëtares është “Nashta”, i cili u prit mjaft mirë nga publiku. /TV Malisheva