Këngëtarja nga Shqipëria, Enca Haxhia, ka befasuar fansat me një postim të fundit të ndarë në rrjete sociale.

Fjala është për disa fotografi të publikuara në Instagram, në njërën prej të cilave shfaqet në shtrat me modelin njëherësh konkurrentin e emisionit “Perputhen”, Beart Rexhepin.

Dyshja shfaqen tejet të afërt në këtë pozë, gjersa duket se është shkëputur nga videoklipi i ri i 25 vjeçares.

“Jam te shoku yt i ngushtë, qëlloja ne jemi në një shtrat”, ka shkruar ajo referuar tekstit të këtij projekti.

Reagimet ndërkaq kanë qenë të shumta në pjesën e komenteve nga miqtë dhe ndjekësit që mban në këtë rrjet të popullarizuar.

Sido që të jetë, një datë e saktë e lansimit të këngës nuk është bërë e ditur akoma.

Enca po ashtu shquhet për paraqitjet e nxehta dhe provokuese thuajse në çdo klip të saj. /TV Malisheva

 

 

Share.