Këngëtarja e njohur shqiptare, Enca Haxhia, vazhdon të jetë aktive dhe shumë e ndjekur në rrjetet sociale.
Shpesh ajo ndan me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga përditshmëria, gjersa nuk mungojnë në të shumtën e rasteve edhe imazhet provokuese.
Një paraqitje të tillë, Enca e ka bërë për ndjekësit e saj së fundmi në rrjetin social Instagram, duke sjell disa poza mjaft provokuese në një kostum transparent.
Në fotografinë e parë, ajo ka pozuar e veshur me një palë pantallona të shkurtra mbi bluzën transparente, ndërsa ka vënë në pah gjoksin e saj.
Ndërkohë, në fotografinë pasuese, Haxhia ka hequr edhe pantallonat, duke u dukur edhe më atraktive dhe provokuese për ndjekësit e saj.
Ajo ka mbrojtur pjesët intime nga ekspozimi duke pozuar me një mjet shuarës të zjarrit në dorë, për ta bërë edhe më ‘të nxehtë’ pozën e saj.
“Me fotografinë e parë ju ndez zjarrin, me të dytën jua shuaj. Bëhuni gati për verën 2021”, ka shkruar Enca në mbishkrimine këtyre fotografive.
Ndërkohë për sa i përket muzikës, ajo vazhdon të shijojë suksesin e projektit muzikor “Nashta”, të cilin e solli pak muaj më parë. /TV Malisheva