Këngëtarja nga Shqipëria, Enca Haxhia, vazhdon të jetë njëra nga yjet më të komentuara në rrjete sociale.
Ajo përflitet vazhdimisht për postimet e fotografitë provokuese, gjersa nuk mungon as me deklarata për tema të ndryshme.
25 vjeçarja këtë herë ka befasuar me një shkrim të bërë në llogarinë e saj në Instagram, gjegjësisht në InstaStory.
“Sot do të pranoj të gjitha propozimet për martesë”, ka qenë përshkrimi sipër një videoje të shpërndarë.
E njëjta këtë verë ka qenë më pasive në mbrëmje e ahengje muzikore, por që solli disa projekte mjaft të suksesshme.
“Rakia” dhe “Suavele” mbeten projektet e fundit që u pritën mirë nga fansat e publiku me miliona klikime në platformat muzikore. /TV Malisheva