Këngëtarja e njohur shqiptare, Enca Haxhia, vazhdon të jetë shumë aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale.

Ajo ndan çdo ditë me fansat fotografi dhe video nga jeta e përditshme, gjersa shpesh i ngacmon edhe me ndonjë status të pazakontë.

Së fundmi, ajo bëri disa postime të çuditshme në InstaStory, duke shkruar me shaka se është 13 vjeçare dhe se së shpejti mbush 14.

E njëjta ka bërë gjithashtu një kërkesë të çuditshme, duke shkruar se është duke kërkuar një fotograf profesional në Dubai.

“Duke kërkuar për një fotograf të mirë në Dubai. Më shkruani”, ka shkruar Enca në postimin e saj.

Mesa duket, këngëtarja po e mendon sërish vizitën në qytetin e shumë frekuentuar të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Ajo ishte në Dubai në prill të këtij viti, nga ku edhe pati mundësinë të takohet me sheikun e njohur Saif Ahmad Belhasa, i cili posedon një nga kopshtet zoologjike më të famshme atje. /TV Malisheva

Share.