Reperja e njohur shqiptare, Loredana Zefi, së fundmi është duke shijuar disa ditë të mira pushimi në jug të Shqipërisë.
Por ajo i çuditi fansat e saj kur në një fotografi të publikuar së fundmi në InstaStory nga pushimet, kishte vendosur ishullin “Mykonos” si lokacion për pushimet e saj.
Nuk dihet arsyeja pse reperja e njohur nga Ferizaj vendosi të veprojë në këtë formë, ndërkohë që vetëm pak minuta më vonë, ajo publikoi një video, ku me mburrje tregonte se ndodhej në Shqipëri.
E mesa duket një “taktikë” të ngjashme e përdori edhe këngëtarja tjetër e njohur shqiptare, Enca Haxhia.
Ajo publikoi në InstaStory disa video të njëpasnjëshme nga pushimet në jug të Shqipërisë, ku shfaqej me bikini teksa shijonte plazhin.
Fillimisht, Enca vendosi lokacionin “Brazil” në një prej postimeve të saj, teksa shkruante më pas: “Ç’Brazil leshi, ku ka si PG”.
E mesa duket në një nga postimet e saj të fundit, ajo pa i një ‘thumb’ për kolegen e saj, Loredanën, duke ironizuar kinse edhe ajo ndodhet në liqenin e ishullit grek.
“Në liqenin e Mykonos se u ngatërrova”, shkroi Enca në mbishkrimin e videos, ndërsa e shoqëroi atë me një emoji të pinokios, ku shihe me hundën e zgjatur – duke dashur kështu të simbolizojë gënjeshtrën. /TV Malisheva