Siç është raportuar nga gazetari i njohur Fabrizio Romano, sulmuesi Pierre-Emerick Aubameyang së shpejti do të jetë lojtari më i ri i gjigandit katalunas Barcelona.
Nga shumë media spanjolle kanë qarkulluar foto të ndryshme të Aubameyang duke nënshkruar kontratat e tij me Barcelonën, respektivisht me presidentin Joan Laporta, përcjell TV Malisheva.
Por, ende pa u bërë zyrtare nga Barcelona, një foto është duke qarkulluar nëpër rrjetet sociale, ku shihet Aubameyang në prapavijë duke u stërvitur me skuadrën e Barcelonës.
Foton e gjeni më poshtë.
Aubameyang sudah ikut berlatih meski belum diumumkan secara resmi.. 😌 pic.twitter.com/cNCG7U2DkU
— Extra Time Indonesia (@idextratime) February 1, 2022