Edhe pse ende nuk është marr një vendim përfundimtar nëse do të lejohet organizimi i dasmave për shkak të covid-19, një mundësi e tillë ka bërë që sektorët që merren me organizimin e tyre, e që janë të shumtë të reagojnë ashpër, pasi që kjo do të afektonte në veprimtarinë e tyre.

Përfaqësues të këtyre bizneseve thanë se nëse kjo do të ndodhë, do të ishte edhe një goditje tjetër pasi që ata nuk kanë punuar për më shumë se 2 muaj, dhe se edhe gjatë kësaj kohe është bërë anulimi i disa rezervimeve që ishin bërë më parë për ahengje të ndryshme familjare./ Tv Malisheva

Share.