Këngëtari i njohur shqiptar, Genc Prelvukaj, feston sot (e premte) ditëlindjen e tij të 40-të.

Me këtë rast ai ka marrë urime të shumta nga miqtë, familjarët dhe kolegët e tij.

Mirëpo një nga urimet më të veçanta, Genci e ka pranuar nga partnerja e tij, këngëtarja e njohur shqiptare, Eni Koçi.

Ajo publikoi një fotografi të përbashkët të çiftit në Instagram, në mbishkrimin e së cilës zgjodhi fjalët më të mira për t’i uruar të dashurit të saj 40-vjetorin.

“Urime ditëlindjen dashuri, për burrin tim të mrekullueshëm, i cili asnjëherë nuk heziton të më mrekullojë. Ti je shiku im i ngushtë dhe dashuria ime e përjetshme. Të dua me gjithë zemrën time Genc. PS: Unë doja të të jepja diçka vërtet të mahnitshme për ditëlindje dhe pastaj u kujtova që ti tashmë më ke mua”, shkroi këngëtarja Koçi në Instagram.

Ndërkohë, Genci vendosi që në këtë ditë të rëndësishme, të publikojë një fotografi nga fëmijëria në rrjetet sociale, duke u shprehur se është i gatshëm të pranojë urime.

“Ky në foto jam unë. Para shumë viteve. PS. Sot e kam ditëlindjen. Shkojmë me urimet”, ka shkruar Genci në Facebook.

Genci dhe Eni përndryshe ka vite që janë në lidhje me njëri-tjetrin dhe jetojnë së bashku në Prishtinë. /TV Malisheva

Share.