Luis Enrique nuk e ka nisur mirë kapitullin e ri si trajner i Paris Saint-Germain.
Trajneri spanjoll ka zhvilluar deri tani katër miqësore në krye të kampionit francez, të vlefshme këto për përgatitjet parasezonale,
Enrique e nisi me fitore, ku në miqësoren ndaj Le Havre, PSG shënoi fitore me rezultat solid 2:0. PSG vazhdoi me miqësore kundër Al Nassrit të Cristiano Ronaldos, ku ndeshja përfundoi pa fitues 0:0.
Më pas, PSG u mposht nga Cerezo Osaka 3:2, ndërkaq vazhdoi me humbje edhe sot, ku në miqësoren ndaj Interit pësoi humbje 2:1.
Vitinha zhbllokoi rezultatin i pari, duke e kaluar PSG-në në epërsi prej 1:0 në minutën e 63’.
/TV Malisheva