Këngëtarja kosovare e njohur edhe ndërkombëtarisht, Era Istrefi është mjaft aktive në rrjete sociale dhe shpesh poston nga përditshmëria e saj.

Rita dje ka publikuar “Bang” dhe erdhi me paraqitje unike në klipin e këngës, e veshur me veshje kombëtare shqiptare, duke i treguar kështu edhe njëherë botës prejardhjen e saj.

Shumë artistë vendorë kanë komentuar paraqitjen e Ritës, duke e komplimentuar me fjalët më të mira.

Ndër këto komente është edhe ai i Era Istrefit, së cilës duket se i ka pëlqyer shumë kënga, duke e krahasuar atë me një kryevepër.

Era së fundi ka shpërndarë në Instastory-n e saj projektin e fundit ”Bang” të artistes. /TV Malisheva

 

“Uauuu! E dua këtë kryevepër!!” është shprehur biondja.

Kujtojmë se Era ka kohë që nuk është active në skenën muzikore, por ajo u ka premtuar fansave të saj se këtë ka përgatitur projekte te reja.

Share.