Turqia ka dalë kundër veprimeve të fundit të Rusisë, ku njohu pavarësinë e vendeve Donetsk dhe Luhansk në lindje të Ukrainës.
Turqia e ka cilësuar këtë si lëvizje të papranueshme.
Siç raporton AFP, presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan theksoi angazhimin e Turqisë për të ruajtur unitetin politik dhe integritetin territorial të Ukrainës, teksa u bëri thirrje të gjitha palëve të respektojnë ligjin ndërkombëtar.
Presidenti rus, Vladimir Putin nënshkroi të hënën dekretin për njohjen e sovranitetin të Luhansk dhe Donetsk të njohur si Donbass,duke vënë në dyshim të drejtën e Ukrainës për shtetësi.
Vladimi Putin ka udhëzuar poashtu Ministrinë e Jashtme të Moskës të ndërtojë marrëdhënie zyrtare diplomatike në dy zonat e mbajtura nga rebelët pro-rusë, të cilat janë pjesë e rajonit të Donbasit dhe i përkasin Ukrainës sipas ligjit ndërkombëtar.
/TV Malisheva