Turqia ka refuzuar kërkesën e Moskës për akses të mëtejshëm të luftanijeve ruse në ngushticën e Bosforit dhe të Dardanelës, njoftoi sot agjencia gjermane e lajmeve dpa, duke cituar intervistën e Ministrit të Jashtëm turk Mevlüt Çavuşoertlu në televizionin Habertürk.

Sipas Traktatit të Montreux të vitit 1936, Turqia kontrollon Bosforin dhe Dardanelet që lidhin Detin e Zi me Mesdheun. Ndërsa anijet tregtare mund të kalojnë lirisht ngushticat, anijet luftarake u nënshtrohen disa kufizimeve.

Moska kishte paraqitur kërkesa për kalimin e anijeve, të cilat i tërhoqi me kërkesë të palës turke, shtoi Çavousoglu në një intervistë për Habertürk.

Rusia kishte kërkuar kalimin e disa prej anijeve të saj që nuk janë regjistruar në Detin e Zi./abcnews.al/

Share.