Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan kërcënon të përdorë forcë kundër forcave siriane nëse nuk tërhiqen deri në fund të muajit në një armëpushim të rënë dakord më parë në veri të Sirisë.
“Nëse regjimi nuk tërhiqet në zonën prapa posteve të vëzhgimit, Turqia do të detyrohet të marrë çështjet në duart e veta,” paralajmëroi Erdogan ndërsa u drejtohej anëtarëve të partisë së tij pas një përplasjeje midis forcave turke dhe siriane në Siri të hënën, ku pati viktima në mesin e të dyja palëve, raporton AP.
Ai theksoi se aktualisht dy poste vëzhguese turke janë pas vijës së forcave të presidentit sirian Bashar al-Assadit.
Erdogan tha se ai i përcolli Putinit gjatë një bisede telefonike dje se “regjimi (Assad) duhet të tërhiqet pas (vijave të përcaktuara) nga memorandumi nga Soçi, prapa pozicioneve tona të vëzhgimit”.
Erdogan theksoi gjithashtu se Ankaraja i jep një rëndësi të veçantë miqësisë dhe bashkëpunimit me Moskën.
“Pritja jonë e vetme nga Rusia është të kuptojmë më mirë ndjeshmërinë e çështjes sonë në Siri. Unë i ndava me Putinin pritjet tona për Sirinë dhe Libinë (gjatë një bisede telefonike dje)”, tha Erdogan.
Që nga dhjetori, forcat e presidentit sirian Bashar al-Assad kanë përparuar në provincën veriperëndimore të Idlib, fortesa e fundit e rebelëve. Turqia, e cila mbështet disa nga rebelët, ka dhjetëra poste vëzhgimi për ushtrinë e saj në Idlib, e cila kufizohet me Turqinë, transmeton TV Malisheva
Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të mbajë një seancë emergjente të enjten në lidhje me situatën në veriperëndim të Sirisë, me kërkesë të Mbretërisë së Bashkuar, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Francës.
Idlib është rajoni i vetëm sirian ku ende zhvillohen luftime. Në vitin 2017, në këtë provincë u hap një zonë ku mbetën forcat kryengritëse dhe pjesë të grupeve terroriste që refuzuan të dorëzoheshin.