Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, e ka akuzuar SHBA-në se po ndërmerr hapa drejt “një masakre serioze” në Gaza.
Erdogani e ka kritikuar presidentin amerikan, Joe Biden, për lëvizjen e një aeroplanmbajtësi afër Izraelit, duke thënë se SHBA-ja “do ta godasë Gazën”.
“Çfarë do të bëjë afër Izraelit aeroplanmbajtësi i SHBA-së, pse vijnë ata? Çfarë do të bëjnë anijet dhe avionët që janë në të”, ka thënë ai.
“Ata do ta godasin Gazën dhe përreth, dhe do të marrin hapa për masakra të rënda atje”, raportoi Skynews.
Erdogan më herët pati thënë se Turqia është e gatshme të ndërmjetësoj mes forcave të Izraelit dhe Palestinës për të siguruar qetësi.
/TV Malisheva