I shton aromën e mirë një filxhani kafeje ose një gotë vere. I jep shije ëmbëlsirave të lehta dhe u jep frutave edhe më shumë shije. Kanella është ndoshta erëza e ëmbël e preferuar e të gjithëve dhe jo pa arsye.

Dhe ndërsa nuk keni nevojë për më shumë arsye për ta dashur atë dhe për ta shtuar në dietën tuaj, është e rëndësishme të dini se kanella është shumë më tepër sesa thjesht një erëz e shijshme.

Sipas studimeve të fundit të kryera në Universitetin e Shkencave Mjekësore të Birjandit, kanella kaveti anti-inflamatore, anti-oksidante dhe anti-kancerogjene, forcon sistemin imunitar, si dhe përmirëson funksionin e trurit, sidomos kujtesën dhe të mësuarit.

Po ashtu nga një studim i kryer duke analizuar adoleshentët që konsumojnë kanellën ka rezultuar se ata kanë pasur më pak ankth dhe kujtesë më të fortë.

 

Share.