Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka treguar për ndikimin ekonomik që do të këtë në Tiranë organizmi i festivalit Sunny Hill.

Ai ka thënë për Top Channel se festivali mund t’i sjellë Tiranës 50 milionë euro.

“Ka interes ekonomik për Tiranën, sot Tirana prodhon zyrtarisht 20 milionë euro ekonomi në ditë dhe kur ka ndeshje si UEFA kjo dyfishohet do të thotë që ne presim që ato 20 milionë euro, t’i dyfishojë në ato ditë. Zinxhir ekonomik që punon, patjetër presim rreth 40-50 milionë euro shtesë në Tiranë”, ka thënë Veliaj.

Krybashkiaku Veliaj e shikon si privilegj organizmin e festivalit Sunny Hill në Tiranë.

“Është prestigj dhe privilegj për Tiranën, e pritëm me entuziasëm kur organizatorët na kërkuan që të bëheshim vendi pritës. Dhe përsa kohë që nuk do të ishte Prishtina prej situatës që u krijua, unë mendoj që është gjithnjë më mirë një tjetër qytet shqiptar se sa në një tjetër vend në Europë”,shtoi ai.

/TV Malisheva

Share.