Është muaji shtator dhe pushimet po shkojnë drejt fundit.
Por, jo edhe për Erjona Sulejmanin, e cila vazhdon ta shijojë periudhën e saj të relaksit në Fuerteventura, një vend i mrekullueshëm në Kanarie.
Nga një vend në tjetrin, modelja shqiptare gjen kohë edhe për të postuar fotografi në Instagram.
Por, në foton e fundit, bukuroshja shkodrane duket vërtet “super-hot”.
Erjona është shfaqur topless, duke e mbuluar gjoksin e saj me duar.
Pa dyshim, me këtë fotografi, ish-bashkëshortja e futbollistit shqiptar Blerim Xhemaili i ka çmendur rrjetet sociale.