Këngëtari i njohur shqiptar, Ermal Fejzullahu, ka rënë pre e një sulmi kibernetik.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi të publikuar me fansat në llogarinë e tij personale, Instagram.

- Reklamë e sponsoriuzar -

Ai tregon se i është hakuar Instagrami për 30 orë dhe se ka arritur ta rikthejë me ndihmën e një miku të tij.

“Përshëndetje për të gjithë kudo që jeni desha të iu njoftoj që javën e kaluar Instagrami im ka qenë i hakuar për 30 orë”.

“E falënderoj Denis Avdiun që ma ka rikthyer Instagramin. Kërkoj ndjesë për të gjithë që më është keqpërdorur emri im. Shëndet i juaji Ermal Fejzullahu”, thuhet në postimin e artistit.

 

Ermali nga ana tjetër po vazhdon të jetë mjaft aktiv me mbrëmje e koncerte jashtë trojeve shqiptare.

I njëjti edhe gjatë sezonit të verës ka performuar në klube të shumta brenda Kosovës e Shqipërisë. /TV Malisheva

Share.