Sekretari i përgjithshëm i Federatës së Futbollit të Kosovës, Eroll Salihu thekson se Arianit Ahmeti është futur ‘llugave’, njëjtë sikurse Gramoz Vokrri.

FFK’ja sot ka shkarkuar zv.sekretarin, Arianit Ahmetin, pasi ky i fundit kishte filluar një nismë për ta shkarkuar Agim Ademin, me ç’rast synonte të marrë vetë postin e të parit të FFK’së

Megjithatë, Eroll Salihu – i cili është i ftuar në Imazh të RTK’së ka theksuar se Arianiti ishte mjaft i mirë në punë – por atë e futën ‘llugave’, sikurse ndodhi edhe me Gramoz Vokrrin para disa muajve.

“Përnjëherë me dal me thonë unë jom ky e ky ishte diçka interesante, ashtu si këta edhe Gramozin e futën llugave, edhe pse për Vokrrin kam respekte të mëdha”, tha fillimisht Salihu.

“Arianiti paska pas ambicie të mëdha”, përfundoi Salihu.

Share.