Përfaqësuesi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka shprehur mbështetjen për “Ballkanin e Hapur”, por ka deklaruar se suksesi për këtë integrim ekonomik duhet të përfshijë gjashtë shtetet e rajonit.

Në samitin e sotëm në Ohër të Maqedonisë së Veriut, Escobar përmes një video-lidhjeje tha se ShBA përkrah tw gjitha iniciativat ekonomike që afrojnë regjionin dhe promovojnë paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.

Escobar: “Ballkani i Hapur” të jetë i hapur për të gjithë dhe të përfshijë gjashtë shtetet e rajonit

“Nisma “Ballkani i Hapur” është vetëm një nga iniciativat për bashkëpunim rajonal. Ne i përkrahim të gjitha iniciativat ekonomike që e afrojnë regjionin, promovojnë paqe dhe stabilitet mes shteteve të Ballkanit Perëndimor. Besojmë se nëse ka ndonjë sukses duhet të jetë e hapur për të gjithë, secila iniciativë për integrim ekonomik duhet t’i përfshinë gjitha gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor në nivel të njëjtë. Këtu dua t’i jap disa propozime. Kjo është një iniciativë e shkëlqyeshme që vjen në një moment të rëndësishëm për zhvillimin e Ballkanit Perëndimor, por shpresoj që të jetë më e qartë si të funksionojë të ardhmen”, tha ai.

Lidhur me këtë, Escobar paraqiti disa propozime për “Ballkanin e Hapur” dhe kërkoi që mos të dublifikohen nismat rajonale për bashkëpunim ekonomik dhe të ketë plan konkret për zhvillim në Ballkanin Perëndimor.

Krahas kësaj kërkoi që ideja e “Ballkanit të Hapur” të qëndrojë si projekt ekonomik dhe të fokusohet për krijimin e mundësive të njerëzve në rajon.

Escobar: “Ballkani i Hapur” të qëndrojë si projekt ekonomik dhe jo politik

“Sikurse që e përmenda ka shumë mundësi dhe iniciativa për integrim në Ballkanin Perëndimor që të kërkojnë mënyra si të bashkëpunojmë edhe me iniciativa të tjera që veçse ekzistojnë në rajon. Me këtë nënkupton se nuk do të dublifikohen punët dhe do të ketë një integrim më të mirë. E dyta, duhet të ketë një plan për zhvillim institucional… Ky nuk është një projekt politik, por është një projekt shumë i rëndësishëm ekonomik dhe me rëndësi është që të ngelet projekt ekonomik dhe të fokusohet për krijimin e mundësive të njerëzve të regjionit dhe të keni përkrahje më të madhe”, përfundoi Escobar./TV Malisheva

Share.