I dërguari amerikan për Ballkanin, Gabriel Escobar, i pyetur për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, ai ka thënë se bashkë me Lajçakun kanë pasur pritje që kjo çështje të diskutohej në takimin e 18 gushtit mes Kurtit dhe Vuçiqit.

“Qeveria e Kosovës ka thënë se ekzistojnë disa kufizime kushtetuese se çka mund të zbatojnë. Qëndrimi ynë është që ajo duhet të bëjë propozime. Nëse nuk i pëlqen propozimi i Serbisë, atëherë ajo duhet ta ketë propozimin e vet. Ka modele evropiane për mbrojtje të minoriteteve që do të mund të zbatoheshin për Asociacionin dhe që do t’iu ndihmonin palëve në rrugën përpara”.

Serbia kërkon që Kosova të zbatojë Marrëveshjet e arritura për çështjen e Asociacionit.

Dy vendet kanë arritur marrëveshje për Asociacionin më 2013 dhe më pas më 2015 mbi parimet për themelimin e tij.

Qeveria e Kosovës është deklaruar kundër një asociacioni njëetnik.

Përveç saj, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka gjetur se marrëveshja nuk është në harmoni të plotë me Kushtetutën.

/TV Malisheva

Share.