Ekipet e Kërkim Shpëtimit të FSK-së, gjejnë trupin e pajetë të personit të zhdukur.
Ai është gjetur i vdekur sot në afërsi të lumit Llap, në fshatin Lupq të Podujevës.
Ai ishte raportuar nga familjarët si i zhdukur.
“Pas marrjes së njoftimit nga Qendra e Situatave të Qeverisë së Republikës së Kosovës, për një person të zhdukur, Forca e Sigurisë së Kosovës ka marrë të gjitha masat, duke angazhuar ekipet e Kërkim Shpëtimit malor, ujor dhe K9 të Gardës Kombëtare, të cilat kanë punuar në koordinim me Policinë e Kosovës, gjithashtu të angazhuar në këtë operacion kërkimi kanë qen një numër i madh i vullnetarëve.
Pas kërkimeve intensive sot ekipet e Kërkim Shpëtimit ujorë të FSK-së, kanë arritur të gjejnë trupin e pajetë të personit të zhdukur me inicialet N.O, në zonën në afërsi të lumit Llap në fshatin Lupq i poshtëm i komunës së Podujevës.
Pas evakuimit të viktimës trupi i pajetë është dorëzuar Mjekësisë Ligjore dhe Policisë së Kosovës për procedurat e mëtejme”, thuhet në njoftimin e FSK-së.
Njoftimi i plotë:
/TV Malisheva