Mitsubishi Outlander është modeli më i shitur i “plug-in” modelit hibrid në BE dhe MB në vitin 2020, por prodhuesi japonez me sa duket planifikon ta tërheqë atë nga shitja, që nga shtatori.
Sipas mediave, ky nuk është modeli i vetëm që Mitsubishi synon të “shfuqizojë” në Evropë.
Të njëjtin fat ka shumë të ngjarë të ketë SUV-të ASX dhe Eclipse Cross.
Është interesante që tre modelet e përmendura llogaritnin 64% të shitjeve të prodhuesit japonez në Evropë në gjashtë muajt e parë të këtij viti.
Mitsubishi dorëzoi te klientët 53,242 automjete pasagjerësh në periudhën janar-qershor në Kontinentin e Vjetër.
Në të ardhmen, kjo kompani dëshiron të përqëndrohet në shitjen e automjeteve në Azinë Juglindore, ku marka është shumë më e popullarizuar se në Evropë.
Një nga hapat e parë në atë drejtim do të jetë tërheqja nga tregu evropian i modeleve Outlander PHEV, ASX dhe Eclipse Cross./TV Malisheva