Humoristi i njohur kosovar, Rasim Thaçi – Cima, është i infektuar me virusin COVID-19.
Sot gjatë ditës vajza e tij, këngëtarja Adelina Thaçi-Meta ka kërkuara që të sigurojë anti trupa nga gjak A pozitiv apo negative nga personat që e kanë kaluar virusin.
Dhe kjo ka mjaftuar që brenda pak orësh të sigurohet gjaku i nevojshëm për aktorin.
Këtë e bëri të ditur vet këngëtarja përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook, e cila I ka falënderuar nga zemra ata që dhuruan gjak për familjen e saj.
“Të dashur miq, gjaku është siguruar, nga zemra ju faleminderit për krejt ju që më keni kontaktuar e keni shprehur vullnetin me ardhë, dhe me dhanë gjak. Ju falënderojmë të gjithëve! Me respekt familja Thaçi”, ka shkruar Adelina në facebook.
Kujtojmë që Cima po trajtohet në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.