Karriera e Eto’o ka qenë e mbushur me trofe, duke fituar shumë tituj te Barcelona dhe Inter, ndërsa ka veshur edhe fanellat e skuadrave tjera të mëdha si Real Madrid, Chelsea dhe Everton.

Sidoqoftë, jeta e tij ka pasur mundësi të shkonte ndryshe, nëse ai nuk do të arrinte t’i bindte prindërit që ta lejonin të luante futboll.

“Kam jetuar dhe kam marrë frymë në futboll, por prindërit e mi u treguan të vështirë me mua”, ka deklaruar 39 vjeçari për faqen e FIFA.

“Ata nuk e pranuan faktin që unë të luaja futboll sepse futbolli për ta ishte diçka që fëmijët luanin nëse nuk shkonin në shkollë”.

“Unë sigurisht që shkoja në shkollë dhe nuk isha nxënës i keq, por kisha një pasion, dhe ai ishte futbolli”.

“Më kujtohet mirë një ditë që luaja futboll në qytetin tim dhe më duhej të fshihesha në mënyrë të që luaja. Ajo që nuk është se babai im me disa miq në një bar përballë fushës”./Tv Malisheva

Share.