Premier Liga angleze po vazhdon sot të dhurojë spektakël, ndërsa ndeshja që do ta mbyll programin e ditës së sotme po afrohet.
Me fillim nga ora 18:30, skuadra e Evertonit zhvillon ndeshje si vendas, ku e pret në shtëpi Chelsean e Thomas Tuchel, përcjellë TV Malisheva.
Ndeshja e sotme zhvillohet në stadiumin “Goodison Park”, ku të dy skuadrat me çdo kusht do të synojnë të arkëtojnë pikët e para të plota të sezonit të ri 2022/23.
Sa i përket ndeshjes së sotme, mungesa të lojtarëve do të ketë te të dyja skuadrat, ku për Evertonin nuk do të paraqiten Calwert-Lewin, Gomes, Rondon, Townsend dhe Begovic, kurse te Chelsea mungon vetëm sulmuesi gjerman, Timo Werner.
Tani, të dy trajnerët kanë vendosur se me cilët lojtarë do ta fillojnë këtë ndeshje, dhe formacionet zyrtare i gjeni më poshtë.
Everton
Our first XI of the season 🔵#EVECHE pic.twitter.com/GPBxd6XMxz
— Everton (@Everton) August 6, 2022
Chelsea
Here’s your Chelsea team news this evening! 🤝@ParimatchGlobal | #EveChe pic.twitter.com/qwq01jSTyw
— Chelsea FC (@ChelseaFC) August 6, 2022