Everton ka kontaktuar trajnerin e Romës, Jose Mourinho për të marrë drejtimin e skuadrës pas shkarkimit të Rafa Benitez, pretendon “The Telegraph”, por ai i refuzoi ata.
U njoftua zyrtarisht dje se Benitez u shkarkua pas vetëm gjashtë muajsh në krye të “Toffees” pas rezultateve shumë të dobëta në Premier Ligë.
Ish-trajneri i Interit dhe Napolit, Benitez, kishte nënshkruar një kontratë trevjeçare, por tani Evertoni është në kërkim të një trajneri të ti, transmeton KosovaPress.
Sipas “Telegraph Sport”, klubi anglez ka kontaktuar menjëherë Jose Mourinhon, i cili i refuzoi menjëherë, pasi ai iu bashkua Romës vetëm gjatë verës së kaluar.
Mes kandidatëve për të zëvendësuar Benitezin, do të jetë edhe Paulo Fonseca, një tjetër ish-trajner i Romës, i cili tashmë ishte lidhur me Tottenhamin.
Opsionet e tjera përfshijnë një rikthim të mundshëm në Everton për trajnerin e Belgjikës Roberto Martinez, i cili kishte si dhe Duncan Ferguson ose Marco Silva./TV Malisheva