Komisioni Evropian ka propozuar një përmbledhje të një plani për ta bërë Evropën të pavarur nga lëndët djegëse fosile ruse përpara vitit 2030 – duke filluar me gazin.

Njoftimi vjen pasi Rusia më parë kërcënoi se do të mbyllte tubacionin e saj kryesor të gazit për Gjermaninë nëse Perëndimi vazhdon me ndalimin e naftës ruse.

Ky plan – një veprim i përbashkët evropian – përshkruan gjithashtu një sërë masash në përgjigje të rritjes së çmimeve të energjisë në Evropë dhe për të ndihmuar në rimbushjen e rezervave të gazit për dimrin e ardhshëm, raporton BBC.

Evropa është përballur me rritjen e çmimeve të energjisë për disa muaj, por tani pasiguria në furnizim – në dritën e pushtimit rus të Ukrainës – po e përkeqëson çështjen.

REPoëerEU do të kërkojë të diversifikojë furnizimet me gaz, të përshpejtojë nxjerrjen e gazeve të rinovueshme dhe të zëvendësojë gazin në ngrohje dhe prodhimin e energjisë.

Plani synon të reduktojë kërkesën e BE-së për gazin rus me dy të tretat përpara fundit të vitit.

/TV Malisheva

Share.