Loredana në Zvicër nuk ka konkurrencë!
Artistja me origjinë shqiptare, por e famshme në muzikën gjermane, Loredana, ka arritur që sërish të jetë më e mira e vitit.
MTV e ka shpërblyer reperen me çmimin si ‘Artistja më e suksesshme nga Zvicra’, gjatë natës së mbrëmshme në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Europe Music Awards.
Loredana e ka dhënë lajmin vet me anë të një fotografie që ka postuar duke pozuar me shpërblimin e saj në duar.
Ky është viti i dytë me radhë që Loredana rrëmben këtë çmim të MTV, në po kaq vite karrierë.
Ajo ka shkruar: “Rrëmbeva një çmim MTV për herë të dytë. Faleminderit të gjtihëve që më votuan”.
Këtë vit ceremoninë e ka prezantuar Rita Ora e çmim ka ndarë edhe këngëtarja tjetër shqiptare, Bebe Rexha. /TV Malisheva