Franca dhe Shqipëria në grupmoshat U17 e nisin sot aventurën për kualifikim në Kampionatin Evropian për të rinj.
Të dy kombëtaret do të përballen në stadiumin “Air Albania” me fillim nga ora 11:30, ndeshje kjo e cila është e vlefshme për Elite Raund të këtyre kualifikimeve.
Ndeshja e fundit e të rinjve francezë daton në muajin shkurt të këtij viti kundër Italisë U17, ku ndeshja përfundoi me fitore të Francës me rezultat të ngushtë 4:3.
Në anën tjetër, Shqipëria U17 në ndeshjen e fundit të zhvilluar barazoi pa gola, 0:0 me Kombëtaren e Uellsit.
Franca U17 dhe Shqipëria U17 janë në Grupin 8 të këtyre kualifikimeve, ku në të njëjtin grup gjenden edhe Letonia U17 dhe Zvicra U17.
11:30 Franca U17 – Shqipëria U17 (Stadiumi Air Albania).
/TV Malisheva