Ekipi Veprues për Siguri në Bashkësi (EVSB) në Malishevë, gjatë vitit të kaluar kanë realizuar disa aktivitete, përfshi edhe projekte konkrete në territorin e Komunës së Malishevës, projekte të cilat kanë ndikim të drejtpërdrejtë në jetën dhe në shoqërinë, dhe që lidhen me krijimin e sigurisë së përgjithshme.

Sipas koordinatorit të EVSB në Malishevë, Sejdi Paçarizi, edhe pse të zvogëluar në numër, kanë qenë dhe janë të angazhuar në realizimin e detyrave të tyre në identifikimin dhe raportimin e dukurive të cilat ndikojnë drejtpërdrejtë në jetën e qytetarëve. Bazuar në këtë, EVSB në Malishevë, ka nevojë për rivilatizim dhe mundësisht të ndodhë brenda këtij viti.

Sipas Paçarizit, “në muajin korrik, është mbajtur një tryezë e rrumbullakët mbi shkaqet e mundshme të zjarreve dhe zjarrvënieve të qëllimshme, rreziqet dhe pasojat ligjore”, ndërsa në tetor është mbajtur tryeza tjetër me temën “dhuna në familje”, tryezë e cila është mbajtur në bashkëpunim me Komunën e Malishevës dhe ICITAP-in, si dhe EVSB është aktive në të gjitha aktivitetet dhe takimet e KKSB-së në Malishevë.

Po ashtu sipas tij, “EVSB në Malishevë, gjatë vitit 2019, në bashkëpunim me Komunën e Malishevës dhe UNDP ka realizuar edhe dy projekte konkrete, të cilat lidhen edhe me sigurinë e përgjithshme, përkatësisht janë ndërtuar shkallët emergjente në shkollën e fshatit Astrazup dhe rregullimi i përroskës në Malishevë

 

Share.