Asnjë fjalë ende nga kompania për shkakun.
Facebook dhe Instagram nuk po funksionojnë.
Ndërprerja u duk të fillojë rreth orës 23:30, me disa mijëra njerëz që raportuan ndërprerje në DownDetector.
Ndërprerja është e dyta në më pak se një muaj nga gjiganti i mediave sociale; një ndërprerje në 19 mars i nxori faqet e saj jashtë linje për disa orë.
Facebook dërgonte një mesazh në ekran ku shënonte: Në vjen keq, diçka shkoi gabim”.
Kompania nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment nga The Verge mbi shkakun e ndërprerjes; është e paqartë në këtë kohë kur shërbimi do të rikthehet plotësisht.
Përveç WhatsApp dhe Messenger, ndërprerja duket se ka ndikuar edhe në faqet e internetit të brendshme të Facebook. /TV Malisheva