- Reklamë e sponsorizuar -

Për një kohë të gjatë tashmë, Facebook ka paramenduar zgjerimin e kontrollit të kompanisë në tre platformat e saj, duke përfshirë Instagram, Whatsapp dhe Facebook – për të krijuar sinergji më të madhe mes shërbimeve të saj të përdorura nga miliarda njerëz në gjithë botën.

Së fundmi, Facebook ka filluar integrimin e Instagram në rrjetin e madh social. Tani është duke e shtyrë përpara edhe postimin paralel në disa platforma njëkohësisht. Me ndryshimin e ri, Instagram Stories tani do të mund të shpërndahen në dy platformat e saj njëkohësisht.

Sipas konfirmimit të Menaxherit të Komunikimeve në Facebook @MattNavarra, gjiganti i teknologjisë do t’ua lejojë përdoruesve të postojnë paralelisht Instagram Stories në llogarinë e tyre në Facebook automatikisht.

Edhe pse opsioni për t’i shpërndarë Instagram Stories në Facebook ekziston edhe tani, kjo kërkon klikim manual në secilin rast kur përdoruesi dëshiron ta bëjë këtë gjë.

Risia e fundit është gjithashtu e ndryshme nga zgjidhja aktuale, sepse shpërndarja manuale e një storie në Facebook lejon të gjithë miqtë tuaj në Facebook ta shohin atë, ndërsa opsioni i ri automatikisht do të kufizojë privilegjet e shikimit vetëm tek ato llogari të Facebook të cilët janë të lidhura me një llogari në Instagram dhe janë gjithashtu ndjekësit tuaj në Instagram. Kjo siguron që shpërndarja automatike e storieve midis platformave do t’ju lejojë të keni kontrollin se kush i sheh ato./TV Malisheva

- Reklamë e sponzorizuar -