Si pjesë e studimit të fundit të Facebook për mënyrën se si media sociale ndikon në demokraci, kompania duket se po paguan përdoruesit të cilët çaktivizojnë llogaritë e tyre, disa javë përpara zgjedhjeve në SHBA.

Facebook po u ofron përdoruesve para që të përmbahen nga përdorimi i rrjetit më të madh social dhe Instagram disa javë para zgjedhjeve të diskutuara në nëntor në SHBA.

Për të vlerësuar ndikimin e mediave sociale në votim, kompania do të paguajë anëtarët e zgjedhur deri në 120 dollarë për të çaktivizuar llogaritë e tyre duke filluar që nga fund i shtatorit, shkruan New York Post.

“Kushdo që zgjedh të çaktivizojë FB (Facebook) ose IG (Instagram) për një periudhë kohe – do të kompensohet”, shkroi zëdhënësi i Facebook Liz Bourgeois javën e kaluar.

Ky studim pritet të kryhet shumë shpejt dhe disa personave mund t’ju vije një njoftim në Facebook ose Instagram, duke i ftuar ata të marrin pjesë në këtë studim.

Studimi do të kryhet nga shkencëtarë të pavarur të të dhënave, thanë zyrtarët e kompanisë Facebook.

CEO i Facebook Mark Zuckerberg njoftoi të enjten e kaluar se po ndalonte reklamat politike disa javë para zgjedhjeve për të ndaluar dezinformimin në këtë rrjet social./TV Malisheva

Share.