Ish-presidenti amerikan, Donald Trump aktualisht nuk do të kthehet në rrjetin social Facebook.
Bordi pothuajse i pavarur mbikëqyrës i kompanisë “Facebook” votoi të mbështesë ndalimin e tij nga platforma, pasi llogaria iu pezullua katër muaj më parë për nxitje të dhunës që çoi në trazirat vdekjeprurëse të 6 janarit në Kongresin amerikan.
Ndërsa mbështeti pezullimin, bordi fajësoi Facebookun për mënyrën e marrjes së vendimit, duke e quajtur atë “jo të përshtatshme” për ta pezulluar atë për një kohë të pacaktuar.
Bordi thotë se Facebooku ka gjashtë muaj kohë për të rishikuar dënimin e tij “arbitrar”, raporton bbc.
Facebook pezullon në mënyrë të vazhdueshme publikime dhe llogari. Rreth 150 mijë raste i janë drejtuar bordit mbikëqyrës që nga tetori i vitit 2020. Bordi thotë përparësi ka shqyrtimi i rasteve që prekin përdoruesit në gjithë botë. /TV Malisheva