Pas ndalimit së funksionimit të Facebook, Instagram dhe Whatsapp i githë komunikimi është zhvendosur në Twitter.
Edhe shefi i komunikimit në Facebook, Andy Stone ka reaguar në Twitter për rrjetet sociale në pronësi të Facebook që kanë dalë jashtë funksioni prej rreth një ore.
“Ne po punojmë për t’i kthyer gjërat në normalitet sa më shpejt që të jetë e mundur dhe kërkojmë falje për çdo shqetësim,” tha ai, pasi WhatsApp, Instagram dhe Facebook Messenger janë të gjitha në pronësi të Facebook.
Ndërsa Twitter ka përshëndetur të gjithë përdoruesit me një cicërimë të lezetshme.
“Përshëndetje literalisht të gjithve”, ka shkruar Twitter.
Pas kësaj ka reaguar edhe Whatsapp me një replikë në postimin e Twitter-it.
“Përshendetje”, kanë shkruar nga Whatsapp.
Në të tre platformat, Facebook, Instagram dhe Whasapp problemi është në rifreskimin e faqes dhe kudo shfaqet mesazhi: “Nuk mund të shohësh përditësimin e faqes.” /TV Malisheva