Shkruan Fahri Xharra

Kur i futesh historisë për ta studiuar me themel, atëherë e sheh se me cilën vello është fshehur, atëherë e kupton që interpretimet e saj janë aq të llojllojshme varësisht cilës periudhë  kohore i takojnë apo cili komb e do një ngjarje të caktuar apo një hero-legjendë e do për veti.

Këmbëngulsia të sjell fryte dhe i bie në gjurmë të vërtetës së manipuluar për intertesa të kohës . Deri vonë është menduar që Kleopatra e Egjiptit  (69 BC, Alexandria, Egypt -30 BC, Alexandria, Egypt ) është e zeshkët nga lëkura, jo pse nuk është ditur, por qëllimi ka qenë të fshehet e vërteta e saj. Ajo ishte bijë e Ptolomejve të cilët pas vdekjes së Lekës së e udhëhoqën Egjiptin.

Tek e fundit, Xhuzepe Katapano  e zbuloi që andej pari flitej shqipja.

Sot , temë shumë interesante është Kleopatra  e Epirit e cila jetoi mbi 330 vite para asaj të Egjiptit (354 BC – 308 BC) .

Kleoptara e Maqedonisë, ose Kleopatra e Epirit ishte një princeshë epirote-maqedone që më vonë arriti të bëhet edhe Mbretëreshë e Epirit. Ishte e motra e Lekës së Madh. Ajo i kishte edhe motrat Thesaloniken dhe Cynanen, dhe gjysmë vëllaun tjetër Filipin III të Maqedonisë.

Kleopatra u rrit me nënën e saj në Pella, për derisa me (338 BC) mbeti vetëm nga se Olimpia nga një grindje me burrin e saj Filipin II iku në Iliri. Babai i saj e martoi në vitin 336 me mbretin e Epirit me një dasëm të madhe dhe më të madhen në Egje dhe Maqedoni. Filipi i II u vra gjatë dasmës.

Gjatë martesës i lindën djemt Neoptolomeu II i Epirit dhe Kadmea.

Filipi  II i Maqedonisë

Në vitin 334 burri i Kleopatrës shkoi përtej Detit Adriatik në Siujdhesën e Italisë, për të luftuar kundër dy fiseve vendore Klukanianëve dhe Brutëve.Pas pushtimeve ai thuhet se u vra në vitin 331 duke e lënë Kleopatren të ve dhe të birin Neoptolomeun shumë të ri për fronin mbretëror.

Meqenëse i biri ishte shumë i ri, atëherë ajo udhëhoqi me Epirin sipas ligjeve epirote (Cleopatra ruled Epirus in the meantime. It was an Epirote custom that the woman of a family became head of household when her husband died and their son(s) were too young ).

Pra Kleopatra udhëhoqi si kreu më lartë i fesë dhe i popullit të Mollossisë. Ishte femra e vetme që i takoi statusi i udhëheqëses për të vendosur në të gjitha.

Kleopatra u vra në vitin 308 me urdhër të Antigonit, por varrimi i saj u bë me të gjitha ceremonitë e kohës.

Fahri Xharra,09.08.19

Gjakovë

Materialin për shkrim  e nxora nga libri : Cleopatra from Charles Smith, Dictionary of Greek and Roman Biography and Mythology (1867) , libër i cili mund të shkarkohet nga.fondi i Google-it.  /TV Malisheva

Share.