Shkruan Fahri Xharra
Disa emërtime gjeografike si Nishi , Shtipi , Ohri iu erdhën Sllavëve nga goja e arbanasve, e cila ndoshta kishte mundur të paraqes mundësinë që shqiptarët të kenë jetuar në lokalitetet e përmendura që para ardhjes së Sllavëve.
(Bogumil Hrabak “Širenje arbanaških stočara po ravnicama i slovenski ratari srednjovekovne Albanije”Burimi): “Stanovništvo slovenskog porijekla u Albaniji” – Zbornik radova sa međunarodnog naučnog skupa održanog na Cetinju 21, 22. i 23. juna 1990. godine). Nga ky paragraf i cekur shihet se sa sllavët , janë plagjiatorë të historisë dhe okupatorë të një toke të huaj, por në shkrimet e tyre nuk e kanë të mundëshme që t`ikin krejtësisht e të mos e tregojnë të vërtetën.
“ Jemi te Ohri dhe historia e tij shqiptare , por e stërvjedhur nga ardhacakët.Në antikitet (shënime sllave) qyteti njihej me emrin e vjetër “Lychnidus” që ndoshta do të thoshte “ qyteti i dritës” ose “ guri i çmuar që lëshon dritë”. Por pas vitit 879 psK nuk quhej më Lychnidos , por sipas sllavëve Ohrid,që ndoshta rrjedhë nga fjala sllave “ “vo hrid “ me kuptimin “ në breg” sepse qyteti i vjetër ishte në maje të bregores buzë liqenit”.
E shifni , një rrenë tjetër e zakonshme sllave me qëllim të humbjes së çdo përgjurmje shqiptare .
Por është e pamundur!
Banorët e hareshëm të regjionit të gjerë të Liqenit të Ohrit (Bogumil Hrabak… Disa emërtime gjeografike si Nishi , Shtipi ,Ohri iu erdhën Sllavëve nga goja e arbanasve…) ishin Dasaratët dhe Enkelejt ( fise Ilire).
Zbulimet në vazhdimësi tregojnë që qyteti banohej edhe nga Filip i II-të i Maqedonisë (Origjina ilire e Aleksandrit të Madh
Më lartë kemi sjellë origjinat familjare të Filipit II dhe Olimpisë që vijnë nga fiset ilire. Filipi ishte djali i Euridikës, e cila vinte nga fisi ilir i Lynkestëve.
Filipi ishte lindur nga një nënë ilire dhe Olimpia nënën dhe babain e kishte ilir. Pra, shkencërisht, Aleksandri i Madh është Ilir (Shqiptar), duke patur parasysh se logjika na shpie se nëna është ajo që përcakton babain e fëmijës. Aleksandri ishte djali i ilirit Filip, nipit të Lynkestëve dhe ilires Olimpia, bijë e fisit ilir të Epirotëve.
Emri i pagëzimit të Aleksandrit ishte Meriamun, një emër që zbërthehet me anë të dialektit gegë të gjuhës shqipe: Mer+iam+un=MER-JAM-UN. Sot shumica e popullit shqiptar në Maqedoni ende thonë: MEJR JAM UN, që në gjuhës standarde është: MIRË JAM UNË.
Aleksandri ishte mbajtës i Përkrenares Dybrirëshe të Cjapit, që e kishte traditë dhe trashëgim nga Kryeperëndia e Olimpit të Pellazgëve – Zeusi. Më vonë këtë Përkrenare do ta mbante Pirro i Epirit dhe Gjergj Kastrioti – Skënderbeu. Gjuha që u fliste Aleksandri miqve të tij ishte ilirishtja e dialektit gegë të Maqedonisë.
Aleksandri greqishten e mësoi në rini nga Aristoteli. )(.Përgjat pushtimeve Romake kah fundi shek III -të dhe fillimi i atij të II-të ( prK) përmendeshin Dasaratët dhe regjioni Dasaratia.
Zbulimet tregojnë që “Fortifikata e Samuilit” ishte mbindërtuar mbi një kështjellë të mëherëshme që datonte nga shek IV ( prK).
Edhe studjuesi aspak i drejtë për qështjen shqiptare J.J. Wilkes në librin e tij “The Illyrians, 1992,” shkruan” ,”the Illyrian Enchelei, the ‘eel-men’, whose name points to a location near Lake Ohrid” ( Enkelejt Ilirian , “njerëzit- njalë”, përputhet me lokacionin afër Liqenit të Ohrit).
Bullgarët , rreth vitit 867 e pushtuan Ohrin, dhe Ohri ishte qendër e fortë dhe krteqytet i Imperatorisë Bullgare . Prej vitit 990 e deri në vitin 1018 ,Ohri ishte qendër edhe e Patriarkati Bullgar. Historia e shënoi këtë epokë si epokë bullgare ,por ata aty e gjetën Ohrin dhe aty është ende.
Shkrimi është kryesisht për Kështjellën e “Samuilit” dhe sipas bullgarëve kjo kështjellë u zgjodh nga Cari Samuil i Bullgarisë si kryeqytet i tij, por aojo ishte aty eshe më herët para ardhjes së sllavëve,Kështjella është edhe vetë historia e Ohrit prej shek .IV prK e deri në ditët e sotit.
Edhe Kalaja e Prizrenit ishte Ilire ,pastaj sllave , pastaj turke dhe sot është e Kosovës . Historia e jonë është e papërfunduar, ajo “rrëshqet” si njala.
Pra “ Kështjella e Samuilit” përmendet edhe nga Livy në vitin 209 prK e kjo gjatë mbretërimit të Filipit të II-të Maqedonisë. Pyetje , amos e gjeti Samuili të gatshme?
Kështjella e “Samuilit”
“Pamja e sotme e kështjellës dhe madhësia e saj sipas të gjitha gjasave u formuan në shekullin IV psK” shkruan në shënimet për këtë margaritar historik. Pra Samuili e gjeti të gatshme, 500 vjet pas. ”
Teknika e ndërtimit është “opus mixtum” – tulla të shtrira në tre dhe katër rende dhe lidhura me llaç gëlqeror. Kjo kështjellë e kishte rolin e madh në mbrojtje dhe sipas shënimeve historike Theodorik Amali ,Mbreti i ostrogotëve në vitin 479 në fushatën e tij okupuese të Maqedonisë dhe Epirit ishte i pasuksesshëm në robërimin e Lychnidus-it , sepse ishte i ndërtuar fortë dhe kishte burime të mbrendshme të ujit ,mbrenda mureve.
Kështjella , varësisht prej rrethanave historike ishte gjithnjë në fokus ,dhe shkatërrohej dhe rindërtohej në vazhdimësi. Përndryshe hapësira sipërfaqësore ka mbetur e njejtë që nga koha e antikuitetit.
Pas vdekjes së Samulit më 1014 ,Kështjella u muarr nga Mbreti Bizantin Basili i II-të. Në shek. e 14-të gjysma e dytë e këtij shekulli pra, shënohet me një përforcim dhe rindërtim i Kështjellës në kohën e bujshme të familjes shqiptare të Andrea Gropës e cila ishte mbretëruese e regjionit të Ohrit. Pra historia nuk e ndalet e as nuk mëshifet e aq më pak të vidhet.
Edhe turqit e patën pushtuar Ohrin dhe njësitet ushtarake ishin vendosur mbrenda kështjellës , e cila në atë kohë e mori një emër tjetër. Xheladin -Beu (1880) ndërroi ,meremetoi edhe ai diçka dhe e bëri Sarajin mbrenda saj.Në vitin 1934 ,mbreti Aleksandër i ish Jugosllavisë ,edhe ai çapuriti diçka këndej pari për ti lënë gjurmët e tija. Por origjina nuk i humbi kurrë.
Në kuadrin e hulumtimeve të vazhdueshme (2001-2002) mbrenda kështjellës janë gjetur varreza të vjetra , maskat e arta të varrosjes si dhe dorëzat e arta , që janë unike vetëm për këto anë e që datojnë që nga shek 6-5 -të para Krishtit.
Pra një histori e vjedhur nga ardhacakët , të cilët nuk kanë mundësi t`a mëshehin krejtësisht hajninë e tyre.
Për të dëshmuar se kjo anë ishte ortodokse shqiptare ja edhe dis shënime;Autorët 2. Shukarova, Aneta; Mitko B. Panov, Dragi Georgiev, Krste Bitovski, Academician Ivan Katardziev, Vanche Stojchev, Novica Veljanovski, Todor Chepreganov (2008) dhe Todor Cepreganov në librin e tyre ”History of the Macedonian People” (20011) ndër tjerash shkruajnë :” Kryepeshkopi i Ohrit , Dorotej në vitin 1466 me të gjithë priftërinjt e tjerë u dërgua në Stamboll , sepse gjatë luftës së Skënderbeut kishin treguar antiosmanizëm” .
Të njejtën e thot edhe ” Srpsko arheološko društvo (1951), Starinar, Beograd: Arheološki institut”: ”Sulltani pas vdekjes sëSkënderbeut , i shpërnguli një numër të madh të banorëve të Ohrit si dhe kryepeshkopin Dorotej”
Vallë, Kisha e Shën Naumit a nuk ishte ortodokse shqiptare ?Maskat e arta të varrosjës që u gjetën në Trebenishtë -Ohër Maskat e arta të varrosjës që u gjetën në Trebenishtë -Ohër
Kemi ende të flasim për Ohrin , qytetin e dritës. Shpesh e kam thënë se historia e jonë edhe nëse është zhdukur mbi dhe , ajo me krenarinë e saj qëndron nën te.
Kemi mrekullira të ruajtura të cilat vetëm se e dokumentojnë autoktoninë tonë në këto toka. Historia e ynë është e artë , është e praruar dhe i ka bërë ballë mijëravjeqarëve ; edhe pse është zhbërë, por ishte edhe e mençur dhe me dinakri qëndronte ndër dhe duke pritur momentin që të çfaqët dhe ta tregon vetvetën.
Dy mijë e pasqind vjet pas, u gjetën maskat e arta të pavdekshme të engjujve për të cilët ishin bërë. Mrekullia së cilës vështirë e kemi të ia vemë çmimin u gjetë në fshatin Trebenishtë .në rrugën Kërçovë- Ohër: Varrezat Antike nga mileniumi i parë i para Krishtit ,të mbushura me ari , argjend dhe dhurata tjera të ndryshme të varrosjes.
Ishte 39 Shtatori 2002 kur u gjet maska e artë e pestë me rend në një kohë më pak se një shekull.( Maska e parë ishte zbuluar para 94 vjetësh) . Shenjë e gjallë e një toke me pasuri të madhe arkeologjike në Europë.
” Mos i lejoni shqiptarët të gjurmojnë nëntokën , se me ate çka do të gjejnë do të iu rritet krenaria , e mandej e kemi vështirë të qeverisim me `ta”- thoshin turqit në vazhdimësi. Pika arkeologjike Gorenci-Trebenishtë që daton nga shekulli 6 -të prK u zbulua për herë të parë më 1918.
U gjet nekropoli, gjëja më interesante arkeologjike e Epokës së Hekurit në këto anë. U gjetën 12 varret mbretërore, e tërë dinastia e varrosur në atë vend.
Historia e maskave të arta në nekropolin e Trbenishtës ( 10 km nga Ohri) e kanë traditën e tyre të gjatë.
Maskat e para të arta u gjetën në kohën e sundimir bullgar të Maqedonisë(1918) . Nnjë vjet pas erdhi Mbretëria SKS, ku një pjësë e rrethinës së Ohrit me 22 fashtra iu dha (?) Shqipërisë . Në vitet 1930 – 1934 , arkeologu serbe H. Vuliç , e vazhdoi zbulimin e tij me ç`rast i gjeti edhe 6 varre tjera në të njëjtin vend, dhe e tëra që u gjet aty shkoi në Muzeumin Kombëtar të Serbisë.
Të shtojmë edhe një herë që banorët e parë regjionit të Ohrit ishin fiset Ilire të Enkelejve dhe Desaratëve.
“Mos i lejoni shqiptarët të shkollohen, mos i lejoni shqiptarët të gjurmojnë nëntokën e tyre se pastaj na behën të rrezikshëm.”
Fahri Xharra 08.01.22
/TV Malisheva