Falë ketij perkushtimi eshte arrit qe shume kongresist ,Senator,president e personalitete te larta te politikes shtetrore amerikane, te jene ne perkrahje te Kosoves ne vitet e 80-ta dhe ne vazhdimesi.
Njihuni me Kongresistin Republikan nga Michigan, Williams S. Broomfield, një nga përkrahësit më të mëdhenj të shqiptarëve në Uashington D.C.
Kongresisti Broomfield dha një kontribut shumë të çmuar për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës gjatë disa dekadave të luftës së saj kundër shtypjes. Mbështetja e tij këmbëngulëse për Kosovën në Kongresin amerikan përmes sponsorizimit të shumë rezolutave dhe dëgjimeve publike, ka trasuar rrugën e lirisë së Kosovës më 1999, kur bota demokratike, nën udhëheqjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i doli në ndihmë popullit të Kosovës për ta fituar lirinë.
Sot me respekt te veçantë perkujtojme mikun e madh te shqiptareve, ish Kongresistin Republikan nga Michigan, Williams S. Broomfield (Prill 28.1922 – Shkurt 20.2019).
Per 97 vite sa jetoi Kongresisti Broomfield, me shume se 30 vite sherbeu ne Kongresin Amerikan, ndersa gjithe jeten e tij ishte i perkushtuar ne sherbim te SHBA – ve dhe jo vetem.
Kongresisti Williams Broomfield, ishte mik i madh i shqiptaro amerikaneve nga shteti Michigan dhe miqesia e tij me shqiptaro amerikanet – lobiste te çeshtjes shqiptare ne Amerike, beri qe z. Broomfield te jete njeri nder amerikanet e shumte ne perkrahje te ceshtjes se Kosoves dhe shqiptareve ne pergjithsi.
Ne vitin 1989, Kongresisti Broomfield, sponsoroi nje rezolute per Kosoven ne Kongresin Amerikan dhe ishte perkrahes edhe i shume rezolutave te tjera.
Kontributi i Kongresistit Broomfield per ceshtjen shqiptare ne pergjithsi, la gjurme te pashlyeshme ne historine tone kombetare dhe gjithe shqiptaret kudo jemi, duhet te i jemi mirenjohes dhe falenderues perjetesisht mikut tone te madh z. Broomfield.
Pusho ne paqe miku ynë , Zoti te bekofte
Në foto Kongresisti Williams S. Broomfield, Ekrem Bardha dhe aktivistë tjerë shqiptarë
Autor: Naim Dedushaj