99% e mikrobeve në trupin tuaj janë ende të panjohura për shkencën. Përparimet në mjekësi kanë lejuar të jetojmë jetë më të gjatë dhe më të mirë. Por trupi i njeriut është shumë kompleks dhe komuniteti shkencor po mëson vazhdimisht gjëra të reja rreth tij. Disa nga këto fakte janë absolutisht të jashtëzakonshme.

Mikroorganizmat – Ne kemi triliona mikroorganizma në trupin tonë, por një studim zbuloi se më shumë se 99% janë të panjohur për shkencën.

Ne nxjerrim jashtë peshën e tepërt – Kur humbim peshë , qelizat yndyrore kthehen në dioksid karboni dhe më pas dëbohen përmes mushkërive tona.

Një fetus do të shërojë zemrën e mamasë – Nëse një grua shtatzënë ka dëmtuar indet e zemrës, fetusi do të dhurojë qeliza staminale për ta shëruar atë.

Zemra dhe muzika- Ritmi dhe volumi i muzikës kanë një ndikim të drejtpërdrejtë në rrahjet e zemrës . Kjo do të thotë që muzika e shpejtë e luajtur me volum të lartë do të rrisë rrahjet e zemrës suaj.

Ndjesia e nuhatjes – Kur jeni në gjumë ndjesia e nuhatjes humbet.

Shkalla e rritjes së thonjve të duarve dhe këmbëve – Nëse humbni thonjtë, do të duhen gjashtë muaj për t’u rritur përsëri, por në rastin e thoit të këmbës, mund të zgjasë deri në një vit e gjysmë!

Kocka shtesë – Të rriturit kanë 206 kocka. Por në fakt ne kemi lindur me 300 kocka. Shumica e tyre janë në të vërtet kërc që më pas do të shkrihen dhe do të shndërrohet në kocka.

Gjuha është gjurma e re e gishtit – Të gjithë kanë gjurmë gishtash unike, por gjuha gjithashtu ka gjurmë unike.

Tre veshka – Gjatë kryerjes së transplantit të veshkave, shumë herë organi i sëmurë nuk hiqet. Në vend të kësaj, shtohet një veshkë e tretë.

Mëlçia juaj ka një superfuqi – Mëlçitë kanë aftësinë të rigjenerohen. Kjo do të thotë se ato do të rriten nëse pjesët hiqen.

Share.