Pas premierës më 28 janar 2004, “The Winx Club” arriti një sukses të jashtëzakonshëm në Itali dhe më vonë në të gjitha shtetet ku u transmetua, përfshirë këtu edhe vendin tonë. Megjithatë, pavarësisht popullaritetit, disa fakte jo shumë njerëz i dinë.
Frymëzimi
Artisti i vizatimeve komike, Iginio Straffi, i cili krijoi “Winx Club”, në vitet 1990 vuri re se filmat e animuar përqendroheshin më së shumti te heronjtë meshkuj. Ai shpresonte që të eksploronte një anë psikologjike të kalimit nga 16-18 vjeç në një moshë të rritur.
Për krijimin e “Winx Club”, Straffi është shprehur se premisa e parë ishte të krijonte një rivalitet mes zanave dhe shtrigave, një lloj rivaliteti Oxford-Cambridge. Më vonë, ai u frymëzua edhe nga manga japoneze dhe vizatimet komike të Sergio Bonelli-t.
Krijimi
I pakënaqur nga mënyra se si dukeshin personazhet, që sipas tij ishin një kopje e filmave japonezë, Iginio Straffi punësoi stilistë italinë, disa prej të cilëve punonin në Dolce & Gabbana dhe Prada për të rimodeluar shfaqjen dhe për t’u dhënë personazheve një pamje më moderne.
Emri Winx u vendos nga “wings” (nga anglishtja – krahë), ndësa “x” u vendos për të imituar formën dhe tingullin e krahëve.
Pamjet e karaktereve
Pamjet e karaktereve janë një përzierje manga – elementë europianë. Pesonazhet u ndërtuan bazuar te skicat origjinale të Straffi-t, të cilat u bazuan te njerëz realë.
Në një intervistë të vitit 2011 me “IO Donna”, ai u shpreh se Britney Spears shërbeu si frymëzim për Bloom,
Cameron Diaz për Stella-n,
Jennifer Lopez për Flora-n,
Pink për Tecna-n,
Lucy Liu për Musa-n
dhe Beyonce për Aisha-n (e njohur edhe si Layla në disa versione).
Feminizmi
“Winx Club” ka shfaqur edhe interes akademik për prezantimin e roleve gjinore. Sociologët rusë Georgiy Antonov dhe Elena Laktyukhina, në një artikull të hershëm në revistën e universitetit Volgograd thanë se vajzat marrin role tradicionalisht për djemtë. Ato luftojnë për të dashurit, i shpëtojnë nga armiqtë dhe i ftojnë në takime.
Profesoresha e Rhodes University, Jeanne Prinsloo, shkroi në 2014-n se “Winx Club” paraqet rrëfime komplekse me protagoniste vajza aktive që vërtetojnë fuqinë e tyre.
Së fundmi, në Netflix u transmetua “Fate: The Winx Saga”, bazuar te seriali i animuar, por në versionin live-action. Ndonëse pritshmëritë ishin të larta, duket se versioni i ri jo vetëm që ishte shumë larg botës magjike të Winx, por ishte zhgënjyes. /TV Malisheva