Revista Time ka publikuar listën e saj me 100 njerëzit më me ndikim në botë.
Kur bëhet fjalë për shou-biznes, bendi muzikor The Weeknd dhe reperja Megan the Stallion, e cila u bë e famshme me këngën “WAP” për seksin oral, tërhoqën vëmendjen më të madhe këtë vit, sipas revistës.
“Ka diçka në lidhje me atë grua. Sapo e takoni, bëheni fanse – Megan mori një nga faqet e para të Time, e gjitha kjo falë duetit me Cardi B, i cili u bë një nga këngët më të diskutueshme sot.
Në mesin e këngëtarëve në listë ishin edhe Selena Gomez, J Balvin, JoJo Siwa, Michael B. Jordan, Gabrielle Union dhe Michaela Coel.