Operacioni “fshesa” po vazhdon te skuadra e Dritës, ku tanimë është konfirmuar edhe largimi i tretë nga klubi.

Bëhet fjalë për kapitenin e gjilanasve, Ardian Limani, që pas takimit me drejtuesit e klubit kanë vendosur që t’i ndajnë rrugët.

Ishte vetë Limani ai cili ka kërkuar largimin nga klubi, ndërsa klubi e ka respektuar vendimin e tij.

“Lamtumira më e ngrohët ju dha kapitenit më të trofeshëm në histori te klubit dhe me më së shumti paraqitje në klubin DRITA, me gjithsej 304 ndeshje në të gjitha kompeticionet”, shkroi Drita në njoftimin në faqen zyrtare.

/TV Malisheva 

Share.